Tabela/ Mesdita sjell shtrëngata, ja ku. Ç’parashikohet për sot e nesër

Oct 31, 2019 | 14:05
SHPËRNDAJE

VRANESIA MOT

Dita e enjte nisi e vranët, por sipas SHMU, gradualisht prej mesditës, në pjesën më të madhe të vendit do të nisin kthjellimet, përjashtuar jugun.

Reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut, raporton Sherbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 5ºC deri në 15ºC
zonat e ulëta 8ºC deri në 22ºC
zonat bregdetare 12ºC deri në 21ºC

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

RESHJET
Sot pasdite (e enjte dt.31) dhe nesër (e premte dt.01) priten reshje, në përgjithësi të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

73269977_1487912261362615_7649711262439309312_n

TEMPERATURAT
Nesër (e premte dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 21 °C
në vendet e ulëta: 10 / 23 °C
në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte dt.31) dhe nesër (e premte dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në territoret malore veriore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura