TABELA/ Ku do ketë reshje shiu intensive dhe shtrëngata nesër

Jan 19, 2018 | 14:37
SHPËRNDAJE

Reshjet nga neser do te jene intensive ne disa zona, sipas Institutit te Gjeoshkencave. Sipas tabeles, Shkodra do te kete shtrengata.

PARASHIKIMI METEO:

reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara

RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.19) priten reshje të dobëta në qarqet e Veriut. Ndërsa nesër (e shtunë, dt.20) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

26814714_983385551815291_4092285097149226228_n 26907055_983385555148624_6586224008258588003_n


Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 1.000m mbi nivelin e detit.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C
në vendet malore: 2 °C / 6 °C.

ERA
Sot (e premte, dt.19) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet. Nesër (e shtunë, dt.20) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura