TABELA/ Ja sa kushton një apartament në Tiranë dhe rrethe

Oct 7, 2015 | 17:10
SHPËRNDAJE

Zbardhen çmimet e reja të apartamenteve për 2015-n. Me anë të një udhëzimi, botuar dje në Fletoren Zyrtare qeveria ka miratuar çmimet mesatare të banesave për 70 njësi vendore, nga të cilat gjashtë janë komuna. Tabela e vlerave, e cila do të jetë në fuqi për një vit, do të shërbejë si referuese për shitblerjen e apartamenteve në tregun e lirë.

Ajo që bie në sy është fakti që çmimet, në pjesën më të madhe të qarqeve, kanë mbetur të pandryshuara në raport me një vit më parë. Ndërkaq, lajmi i mirë është që në disa zona bregdetare vlera e banesave do të jetë më e ulët. Ndonëse duhet thënë që jemi akoma larg çmimeve të favorshme që kërkohen dhe janë në përshtatje me xhepat e shqiptarëve.

ZONAT BREGDETARE
Në qytetin bregdetar të Vlorës çmimet e banesave janë ulur me rreth 2250 lekë për metër katror. Kështu nga 61 655 lekë/m² që ka qenë para një viti, është bërë 59 400 lekë/m². Në të njëjtat vlera luhatet çmimi edhe në Orikum, ku nga 62 000 lekë/ m² është bërë 60 000 lekë/ m². Komuna e Shëngjinit në Lezhë po ashtu ka njohur ulje. Një metër katror do të çmohet 55 000 dhe jo 61 500, siç ishte para një viti.

apartamentet

Kësaj tendence i është bashkuar edhe Durrësi. Në këtë zonë çmimi mesatar do të vlerësohet rreth 2 000 lekë më pak, pra jo 70 093 lekë/m² sa ka qenë, por 68 540 lekë. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qytetin e Sarandës dhe Himarën në të cilat vlera e apartamenteve do të jetë rreth 2 mijë lekë më e shtrenjtë.

pallate1

Nga ballafaqimi i dy tabelave konstatohet edhe rritja drastike e çmimit në Divjakë, me 4 000 lekë/ lekë/ m². Kjo valë nuk ka lënë pa prekur edhe Shkodrën, ku kurba e vlerave ka shënuar një rritje me 500 lekë.

TIRANA
Në kryeqytet situata është e njëjtë si edhe një vit më parë. Zona më e shtrenjtë vijon të mbetet ajo e ish-Bllokut, ku çmimi për metër katror ka mbetur 190 mijë lekë, i pandryshuar prej dy vitesh. Kurse zonat më të lira vijojnë të mbeten Fresku dhe zona poshtë Unazës së Re, përkatësisht me 60 mijë lekë/ m² dhe 65 mijë lekë.

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura