“Ta shpartallojmë bashkë”, Meta i kërkon ndihmë popullit: Kemi një problem të madh, nuk po gjejmë dot…

Feb 19, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Pasi ka publikuar disa prej provave të reja, sipas të cilave institucionet përkatëse nuk kanë dhënë mendim lidhur me mënyrën e betimit të gjyqtarëve të Kushtetueses, ndryshuar nga Kuvendi, Presidenti Meta ka kërkuar ndihmën e popullit shqiptar.meta

“Në kuadër të transparencës për çmontimin e grushtit të shtetit, kërkojmë ndihmën e gjithë popullit shqiptar, ta shpartallojmë së bashku në emër të bandave kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar, që e duan vendin tonë lavatrice për punët e tyre dhe një pjesë të mafias ndërkombëtare që mbështet hapur aktivitetin e tyre”- tha Meta.

Sipas kreut të shtetit, “kemi një problem të madh, nuk po e gjejmë dot aktin me të cilin është kërkuar dhe realizuar botimi  në fletoren zyrtare i shpalljes në emër gjoja të KED i Arta Vorpsit, që kuvendi e konsideroi të zgjedhur dhe e përjashtoi nga kandidaturat e veta. Ndaj ky është shqetësim, se Kuvendi ka marrë iniciativë mjaft serioze ka thirrur Venecian, na duhet ta kemi zyrtarisht kopjen, ndaj presidenti i ka kërkuar përapara 48 orëve, ka skaduar afati qendrës së botimit zyrtare”- tha Meta.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura