“Ta parandalojmë këtë luftë”, Turqia me thirrje të fortë për aleatët, ja ç’kërkon

Sep 12, 2018 | 8:34
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të punojnë së bashku në Idlib të Sirisë në përpjekje për të parandaluar viktimat civile, raporton Anadolu Agency (AA).

ca

“Ajo që ne propozojmë është shumë e qartë, të parandalojmë këtë luftë civile në Idlib dhe nëse shqetësimi është prania e grupeve terroriste, le të punojmë së bashku për t’i eliminuar ato”, tha Çavuşoğlu gjatë një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij rumun dhe polak në kryeqytetin Bukuresht të Rumanisë.

Duke theksuar domosdoshmërinë e parandalimit të viktimave civile, ministri turk i bëri thirrje Rusisë, Iranit, SHBA-të, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe të gjithë partnerëve dhe aktorëve të tjerë në Siri që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje paqësore.

“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të ngrenë zërin dhe të qëndrojnë kundër agresionit të regjimit në Siri dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore”, theksoi Çavuşoğlu.

Ministri Çavuşoğlu qëndron për vizitë në Rumani për të marrë pjesë ne takimin e katërt të konsultimeve politiko-ushtarake midis shefave të diplomacisë turke, rumune dhe polake.

Gjatë konsultimeve, tre ministrat kanë vlerësuar rezultatet e Samitit të NATO-s në Bruksel dhe kanë shkëmbyer pikëpamje mbi sfidat aktuale të sigurisë në rajonin euro-atlantik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura