“Ta bëjmë Egjeun një det të paqes”- Zëdhënësi i Erdogan: Nëse Greqia vazhdon sfidat… Ja thirrja që ka për Mitsotakis dhe Dendias

Feb 23, 2021 | 22:14
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Presidentit turk, Rexhep tajip Erdogan, Omer Çelik, bëri deklarata të reja provokuese kundër Greqisë sot, në lidhje me ngacmimin e anijes ‘Cesme’ nga luftëtarët grekë.

zedhenesi i erdogan

Çelik, duke folur pas takimit të partisë së tij dhe duke komentuar pretendimet se luftëtarët grekë ngacmonin anijen ‘Cesme’ në mes të Egjeut, tha se “për fat të keq, çdo herë që ka një axhendë pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE, shfaqet një situatë e tillë “.

Sigurisht, ai tha se Turqia po përpiqet të forcojë kanalet e saj diplomatike dhe theksoi se Greqia duhet të përmbahet nga veprime, “të cilat nuk janë të mira për atmosferën pozitive të hetimeve”.

“Çështja është ta bëjmë Egjeun një det të paqes. Nuk ka nevojë për tension të panevojshëm, ndërsa ekziston mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje. Ne kemi mundësinë për të arritur formulën e fitores”, tha ai, duke shtuar në mënyrë provokuese se: “Turqia nuk po heq dorë nga toka e saj ose atdheu i kaltër.”

Omer Celik u bëri thirrje kryeministrit, Kiryakos Mitsotakis dhe ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias të përdorin “një gjuhë më të qartë dhe të shëndetshme”.

Në fakt, ai shënjestroi stërvitjet ushtarake Greko-Amerikane në Alexandroupolis, duke thënë se ato arritën deri në 20 kilometra afër kufirit turk dhe pretendoi se Greqia nuk do të kishte asnjë përfitim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura