Një dëmtim horror u regjistrua në sfidën e djeshme mes Evertonit dhe Totenhemit, teksa futbollistit spanjoll, Andre Gomes iu thye kavilja, pas ndërhyrjes së koreano-jugorit Son.
Ky moment i tronditi futbollistët e të dyja skuadrave, të cilët e përjetuan mjaft keq këtë moment të rëndë. Në momentin e incidentit, sulmuesi turk Tosun vrapoi për ta penguar mesfushorin e Gomes që të shikonte këmbën e tij të thyer, por trauma ishte madhe dhe portugezi kishte kaluar në gjendje shoku. Në një prononcim për mediat, Tosun rrëfen momentin e sikletshëm, duke deklaruar:
“Të gjithë ishin të trishtuar. Disa lojtarë thuajse nisën të qanin. Sytë e Andre Gomesit ishin të hapur dhe aq të mëdhenj dhe të zgurdulluar. Ai qante, bërtiste me të madhe. Unë thjesht u përpoqa ta mbaja dhe të flisja me të. U përpoqa t’i thosha që të qëndronte i qetë. Ne nuk mund ta kuptonim.
Ai e kishte pësuar atë dëmtimin. Son ishte i shkatërruar, lojtarët e Evertonit shkuan për ta ngushëlluar. Sigurisht, në këtë moment ishte pak konfuz. Askush nuk e di në fushë që një duel mund të ketë pasoja të tilla. Ishte thjesht fati i keq”, u shpreh Tosun.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alFeel bad for son. He thought he was just gonna take a foul for the team, but it ended up worse. One thing led to another.. hope son knows its not his fault and hope Gomes recovers quickly? pic.twitter.com/SWFqdTpfku
— Ray (@typeray) November 3, 2019