“Synimi kryesor ishte titulli kampion”, Bonuçi habit me deklaratën: E dinim që Lioni do të na…

| 23:56
SHPËRNDAJE
 

Leonardo Bonuçi është shprehur se synimi kryesor i Juventusit për këtë sezon ishte titulli kampion, ndonëse shprehet se ndjen keqardhje për eliminimin nga Liga e Kampioneve.bonucci.juve.2019.20.saluto.750x450

“Jemi të zhgënjyer për këtë eliminim, por kështu është futbolli. Ne e dinim që Lioni do të na priste prapa, por ata ia dolën të shënojnë një gol shumë shpejt në të vetmin rast që kishin. Sot dhamë gjithçka mundeshim, ndodh edhe kështu.

Duhet të kishim bërë më mirë në ndeshjen e parë, atje krijuam pak. Sonte kemi dhënë gjithçka. Ne luftuam deri në fund. Ne e pamë veten në qershor, teksa ishim në garë për 3 torfe. Synimi kryesor ishte fitimi i titullit kampion, ne e dinim se Liga e Kampioneve ishte e veçantë me këtë format.”, u shpreh Bonuçi.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.