Suzana Shkreli, shqiptarja e parë që synon Kongresin Amerikan  

Jun 28, 2016 | 21:17
SHPËRNDAJE

Suzana Shkreli besohet se do të ketë shansin që të hyjë në histori si shqiptaro-amerikanja e parë në Kongresin Amerikan.Suzana-Shkreli-640x475

“Para pak çastesh… mori nominimin si kandidate e Partise Demokrate te Amerikes per ne Kongresin American ne shtetin e Michiganit”, shkroi në Facebook, ish-ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha.

Partia Demokrate në Michigan ka qenë në mëdyshje prej disa ditësh për të zgjedhur personin më të mirë për t’u përballur me Mike Bishop, kongresistin e ri republikan të zonës.

Përveç Shkrelit, që është ndihmës prokurore në kontenë Macomb, një tjetër kandidate e mundshme ishte Kate Logan, veteranja e Luftës në Irak dhe drejtuesja e “Veteranët për Bernie Sanders”.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë emërim, por Suzanna Shkreli bëri emër sidomos këto ditët e fundit në median shqiptare, për shkak të vizitës së saj në Tiranë, më 13 qershor, ku si një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.

Duke qenë se Shqipëria është e përfshirë nga debatet për reformën në drejtësi, vizita e saj u bë shkak për spekullime të shumta.

Në Michigan, jeton një komunitet i madh shqiptar. Pak vite më parë aty konkurroi për në Kongres, një tjetër aktivist shqiptaro-amerikan, John Goci.

Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.

Ajo është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.

Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikane, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart.

Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar, Mal Berisha, i njohur edhe si studiues dhe auto librash ka bërë thirrje për ta ndihmuar.
“Ftoj tere shqiptaret e Amerikes dhe kudo qe jane ta mbeshtetin ate”, shkruan ai. “Fitore!”

Burimi: Illyria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura