Surprizohet mjeku Pëllumb Pipero, Bashkia e Skraparit e shpall “Qytetar Nderi”. Ja motivacioni

May 28, 2020 | 16:21
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit.

pipero

Titulli i është dhënë me miratimin e Këshillit Bashkiak të qytetit të lindjes së doktorit të njohur, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët.

Me propozim të Kryetarit të Bashkise, Adriatik Mema, Keshilli i Bashkise Skrapar i dha titullin “Qytetar Nderi”, Profesor Pëllumb Piperos.

Motivacioni i titullit është: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19

Doktor Pipero është një nga mjekët shqiptarë që janë në vijën e parë të luftës me sëmundjen e Covid 19 në vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura