Surprizat e tetorit, zbulohet se në cilin televizion do e shohim Rudina Xhungën

Sep 22, 2018 | 12:38
SHPËRNDAJE

Rudina Xhunga, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, prej tetorit do t’i bashkohet grupit më ndikues mediatik, në vend. Rudina Xhunga është autore e 8 librave, botuese e portalit online “dritare.net” dhe autore e moderatore, prej 20 vitesh, në prime time te televizioneve kryesore ne Shqipëri, si RTSh e ‘Top Channel”.

rudina xhunga

Xhunga ka nisur në tetor të 1998 emisionin “Dritare” në RTSH dhe për koincidencë do të rinisë sërish në tetor të 2018 po këtë emision në “News 24”.

rudina-xhunga-logo-news24-770x385

Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” pohojnë se ajo do të rikthehet në ekranet shqiptare ku kësaj radhe ka zgjedhur t’i bashkohet grupit më te rëndësishëm mediatik në Shqipëri, jo vetëm si autore dhe moderatore e “Dritares” së saj, por edhe si editorialiste në median  e shkruar dhe online të grupit.

xhunga-1-600x336

Një tjetër karakteristikë e saj që veçojmë është se ajo gjithnjë ka pasur pjesë të panelit të saj të ftuar të gjithë politikanët e njohur dhe figurat më njohura shqiptare të trevave përreth.

Tashmë atë do ta shohim në prime time të martën në “News24” me “Dritare” duke sjellë aktualitetin politik dhe social.

xhunga-basha-600x337

Me siguri do të shohim të njëjtën gazetare që është shfaqur për 20 vjet me radhë, ne e shohim  të shkojë nga një cep i vendit në tjetrin duke treguar se ky vend e ka pasurinë brenda. Një tjetër veçori unike e gazetares janë intervistat me filozofe, shkrimtare, aktiviste  bashkëkohore që kane ndikuar këtë shekull.

Të shohim ç’supriza na rezervon “Dritare me Rudinën” këtë tetor, vetëm në “News24”, ndërsa i urojmë mirëseardhjen në grup, ikonës së gazetarisë televizive shqiptare, 20 vjet pas Dritares së parë!

rudina-me-nje-te-huaj-385x350

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura