Surpriza prekëse për nënën që humbi djalin në aksident (VIDEO)

Feb 25, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

Michelle me femijet e saj

Të humbësh një fëmijë është gjëja më e tmerrshme për një nënë. Kjo ka qënë një ngjarje e dhimbshme për Michelle-n, kur para 3 muajsh ka humbur djalin e saj 19-vjeçar Blaine në një aksident në punë.

Por falë 3 fëmijëve të saj dhe një stacioni radioje të famshëm në Australi, kjo nënë ka përjetuar një gëzim të madh.

Gazeta “Life and Style” ka publikuar videon ku shfaqet Michelle me 3 fëmijët e saj teksa dëgjojnë emisionin në radio dhe nëna nuk kishte dijeni për asgjë.

Folësja Jackie O ka folur në lot: “E di Michelle se kjo është një barrë e rëndë. Por ne duam të bëjmë diçka të mirë për ty. Tashmë do qetësohesh në shtëpi dhe të mos vraposh në punë sepse ne do të paguajmë hipotekën e shtëpisë tuaj për 6 muaj”.

Kur Michelle e ka kuptuar se po flitet për të ka shpërthyer në lot.

“E dimë se djali yt i ndjerë po bënte disa punime për ty. Në kujtim të tij ne do i përfundojmë”-ka vazhduar Jackie.

Nëna dhe 3 fëmijët në makinë janë emocionuar së tepërmi dhe Michelle ka falenderuar me telefon folësen Jackie O dhe Kyle.
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura