Surpriza në listën e Italisë, flet 19-vjeçari Zaniolo: Babai im filloi të qante kur…

Sep 5, 2018 | 18:45
SHPËRNDAJE

Emri surprizë i Mançinit, në listën e të grumbulluarve të Italisë, për ndeshjet me Poloninë dhe Portugalinë në Ligën e Kombeve, ishte padyshim Nikolo Zaniolo. Edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Seria A, atij i është besuar një fanellë e Kombëtares.

I biri i Igor Zaniolos, ish-sulmues i Specias, Xhenoas dhe Ternanës, tregon se është gati t’i kthejë Mançinit besimin që i ka dhënë, dhe gjithashtu tregon se i ati filloi filloi të qante, kur mori vesh lajmin për grumbullimin e tij.

zaniolo

“Dua të jap mesazhin, se asnjëherë nuk duhet të dorëzoheni, dhe të ndiqni ëndrrat tuaja. Kur pashë emrin mes të grumbulluarve, po shihja rastësisht televizor, dhe i telefonova babait, sa që ai edhe u përlot. Dua ta them, nuk e prisja këtë grumbullim, por fakti që jam këtu e ka një motiv padyshim. Teksa më ka ndjekur, Mançini duhet të ketë vlerësuar diçka tek unë. Unë do të përpiqem të tregoj gjithçka në fushë, duke punuar me qetësi dhe vullnet të pakomromistë, e sigurisht duke parë edhe të mëdhenjtë e futbollit për të kuptuar diçka nga sekretet e tyre” – deklaron Nikolo Zaniolo.

Grumbullimin me kombëtaren, talenti i ri ia faturon trajnerit dhe stafit të tij (tek Italia), por edhe Romës që ka besuar shumë tek aftësitë e tij. Ecuria në kampionatin europian me ekipin e moshave U19 të Italisë e ka ndihmuar shumë atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura