Surpriza e “Shqiptarët për shqiptarët”, Eli Fara takon Ninën, fansen e saj më të madhe

Mar 23, 2018 | 21:49
SHPËRNDAJE

Eli Fara ka shkuar për të suprizuar Ninën, 17-vjeçaren e paralizuar që tregoi se ishte një fanse e çmendur e saj. “E kam kërkuar kudo, në facebook nuk e kam gjetur”, thotë ajo.

“Më pëlqen muzika e saj”, shprehet Nina për këngëtaren e saj të preferuar, Eli Farën. Nina nuk e di që emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 i kishtë përgatitur një surprizë. Artistja korçare e ka telefonuar Ninën duke i thënë se ka dëshirë ta takojë. Vajza nuk e di se këngëtarja është duke i folur duke u drejtuar në dhomën e saj.

eli fara takon vajzen e paralizuar

“Dëshira mu realizua, nuk e prisja këtë surprizë”, shprehet ajo e emocionuar pasi përqafoi Eli Farën dhe Sidrit Bejlerin. Eli Fara i ka plotësuar dëshirën vajzës duke i kënduar edhe këngën e saj të preferuar.

(BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/site/surpriza-e-shqiptaret-per-shqiptaret-eli-fara-takon-ninen-fansen-e-saj-me-te-madhe/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura