Surpriza e madhe, Partizani rikthen Esat Malën

Feb 24, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Në orën 14:00, do të luhet derbi mes Tiranës B dhe Partizanit B, i vlefshëm për Kategorinë e Dytë. Një ndeshje interesante që është menduar të zhvillohet në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

esat mala

“Panorama Sport”, mëson se për këtë takim është rikthyer Esat Mala, i cili prej kohësh ka një ngërç me klubin për shkak të kontratës.

Lojtari i të kuqve do jetë titullar dhe do të ndihmojë sot, ekipin e dytë që të arrijë një rezultat pozitiv në këtë derbi.

Ndërkaq, ky aktivizim i hap rrugë Malës, që të aktivizohet dhe me ekipin e parë, në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura