Superpremio, fitorja me Danimarkën vlen 10 mijë euro

Sep 1, 2015 | 15:08
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të luajë një ndeshje vendimtare për kualifikimin direkt drejt Europianit “Francë 2016”. Kjo për shkak se përballë do të jetë skuadra e vendit të dytë që është edhe me një ndeshje më pak se ne.

Futbollistet e Kombetares duke u stervitur ne Venecia
Futbollistet e Kombetares duke u stervitur ne Venecia

Një fitore e kuqezinjve përballë kundërshtarëve direkt, do të ketë edhe një shpërblim të majmë për secilin lojtar. Një fitore ndaj Danimarkës në këtë ndeshje hedh themelet për kualifikimin direkt në Francë dhe një arritje e tillë patjetër që meriton shpërblim.

Burime për “Panorama Sport” kanë zbuluar edhe shumën që do të mund të përfitojnë kuqezinjtë në rast të një triumfi në transfertën e radhës. Bëhet fjalë për një premio që përafërsisht do të jetë 10 mijë euro për secilin lojtar.

Megjithatë, kjo shumë mund të pësojë edhe rritje në rast se Shqipëria do të arrijë të bëjë realitet ëndrrën historike. Shqipëria gjendet e treta në Grupin I me dhjetë pikë, njësoj sa Danimarka e vendit të dytë që ka edhe një takim më shumë të luajtur sesa kuqezinjtë.

Në këtë mënyrë, kjo ndeshje vlen thuajse dyfish. Jo vetëm që Shqipëria vijon hapin e saj pozitiv në këto kualifikuese, por edhe bën që të ndalet skuadra rivale për vendin e dytë. Të njëjtat burime të gazetës kanë bërë me dije se kjo shumë për secilin lojtar nuk është e përcaktuar saktësisht, pasi pritet që të jetë edhe më e lartë se kaq.

Megjithatë, përafërsisht, një fitore e kuqezinjve në Danimarkë do të shpërblejë secilin prej tyre me të paktën 10 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura