Supermodelja Candice Swanepoel ngre temperaturat, pozon e zhveshur në natyrë

Oct 15, 2020 | 14:39
SHPËRNDAJE

Supermodelja afrikane, Candice Swanepoel i ka vënë flakën rrjetit me foto të nxehta.

31-vjeçarja pozoi e gjitha e zhveshur dhe ndau fotot me ndjekësit në rrjetet sociale, duke ngritur temperaturat.

Candice Swanepoel, e njohur si engjëlli i “Victoria’s Secret”, pozoi e ulur në një karrige në natyrë dhe mbi shpatulla mbante vetëm një xhaketë.

Modelja, nënë e dy fëmijëve, vuri në pah linjat e saj perfektë trupore që çdo femër do i kishte zili.

31-vjeçarja dukej mjaft seksi dhe nuk la vend për imagjinatën.

Candice ka dy djem Anaca, 3-vjeç dhe Ariel, 2-vjeç, me ish-të fejuarin Hermann Nicoli, me të cilin u nda në nëntor 2018 pas 13 vitesh së bashku.

Në verën e vitit 2019, Candice konfirmoi se ishte beqare në mediat sociale pasi në media u përhap lajmi se ajo ishte ndarë.

/Panoramaplus.al

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura