VIDEO/ Tirana ndalet nga Laçi në “Qemal Stafa”, Skënderbeu bie në Kukës

Nov 19, 2015 | 18:40
SHPËRNDAJE

Tirana dhe Laçi ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Qemal Stafa”.

Dy ekipet ruajnë vendet e tyre të pandryshuara në tabelën e klasifikimit. Tirana mban vendin e 5 me 17 pikë, e ndjekur nga Laçi në vendin e 6 me 12 pikë. Laçi duhet se mbetet ende ‘makthi’ i bardhebluve, pas marrjes së një pikë të vlefshme në fushën kundërshtare.

Një ndeshje tjetër e luajtur këtë të enjte ishte ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut. Vendasit arritën një fitore 2-1 ndaj korçarëve. Me dy gola të Mateus në minutën e 24′ të pjesës së parë dhe 54′ të pjesës së dytë, Kukësi ndali Skënderbeun duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në renditje. Ndërsa miqtë arrtën të shënojë vetëm një gol në minutën e 75′ të takimit me anë të Olayinkës.

Tirana - Laci
Tirana – Laci

 

Në ndeshjet e tjera që u luajtën një ditë më parë në Superligën shqiptare, Tërbuni fitoi 4-2 ndaj Bylisit, ndërsa Vlaznia u mund në fushën e saj 0-1 nga Teuta e Durrësit.

Në ndeshjet e së mërkurës, Partizani i cili udhëheq kreun e klasifikimit, u ndal në rezultatin 0-0 nga Flamuratari në fushën e tij.

Tabelën e klasifikimit e udhëheq Partizani me 29 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Kukësi me 25 dhe 20 pikë.

RENDITJA:

Untitled-3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura