SUPERLIGA/ Kukësi shkatërron Tiranën 4-1, Magani jep dorëheqjen. Teuta mund Apoloninë në Durrës

May 17, 2015 | 19:16
SHPËRNDAJE

Pas humbjes 4-1 ndaj Kukësit, trajneri i ekipit të Tiranës Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen. Trajneri i bardhebluve shprehu keqardhje për rezultatet e arritura duke thënë se me vendimin e tij merr me vetë të gjitha përgjegjësitë. 

Trajneri i Tiranes, Gugash Magani

“Largohem. Me vjen keq dhe turp per kete humbje! Nuk mundet Tirana te paraqitet keshtu! Marr përgjegjësitë e mia, por skuadra nuk me bind taktiksht! Eshte e papranueshme qe te varemmi nga te tjeret per pjesëmarrjen ne Kupat e Europa. Largohem definitivisht”,- tha Magani në një prononcim pas ndeshjes për “Super Sport”.

Ndërkohë, Kukësi arriti një rezultat të thellë në “Zeqir Ymeri” ndaj bardheblutë të Maganit me rezultatin 4-1. Vendasit kaluan brenda 3 minutave lojë në avantazh me anë të Vilfor Hysës. Ndërkohë Pero Pejiç ka ndëshkuar kryeqytetasit me tripletën e tij triumfuese (22’, 34’, 37’ ). Duke mbyllur pjesën e parë 4-0. Me këtë fitore Kukësi ka siguruar matematikisht biletën për në Evropë. Një tjetër takim i luajtur ishte edhe ai mes Teutës dhe Apolonisë. Gentian Begaja ka siguruar sot automatikisht qëndrimin në elitë pasi ka mposhtur 1-0 Apoloninë, rivalin direkt në këtë garë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura