Superliga e Kosovës/ Devolli debuton me fitore te Drenica, Ballkani përmbysje për “infarkt” ndaj Prishtinës. Gjilani nuk fal ndaj…

Oct 28, 2020 | 16:12
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 9-të në këtë kampionat.

Ballkani-2-696x464

Kryendeshja e javës, mes Ballkanit dhe Prishtinës është mbyllur në barazim, ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga Suhareka, e cila ka triumfuar me një përmbysje për infarkt. Ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Oto Xhon, i cili shënoi në minutën e 34’.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Ballkanin, që përmbysi gjithçka në minutat e fundit. Mevlan Zeka me një dopietë në minutat 88’ dhe 95’, i dha një fitore të madhe Balkanit, që vazhdon në krye të renditjes me 22 pikë.

Bledar Devolli ka debutuar me fitore te skuadra e Drenicës, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Trepça ’89. Ndërkohë fitore ka korrur edhe Gjilani, që mposhti 1-0 Besën e Pejës, ku të besuarit e Mezanit triumfuan falë një autogoli nga Mateus në minutën e 45’.

Renditja:

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura