Superliga e Kosovës/ Ballkani i falet “përbindëshit” Daku, Gjilani i Mezanit merr fitoren e parë në kampionat

Sep 23, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat tepër interesante të vlefshme për javën e fytë të Superligës së Kosovës, ku u regjistruan plot 6 gola.

dakuuuuu-1536x864

Gjilani i Gentjan Mezanit arriti fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur Llapin me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në Podujeve. Goli i realizuar nga ish-sulmuesi i Teutës, Darko Nikaç në minutën e 63-të, i dha 3 pikë të arta “skifterave”, të cilët vinin në këtë përballje pas humbjes 4-0 ndaj Feronikelit.

Ndërkohë në sfidën tjetër Ballkani i Suharekës, mposhti Feronikelit me rezultatin 3-2. Ish-sulmuesi i Kukësit, Marlind Daku, ishte autori i 3 golave për portokallinjtë e Ismet Munishti, të cilët e shohin veten në kuotën e 6 pikëve pas 2 fitoresh radhazi. Për sa i përket Feronikelit, 2 golat në sfidat e sotme i realizoi Marclei.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura