SUPERIORE/ Përballje për Europën dhe mbijetesën, mësoni tre duelet e fundit të javës së 20-të

Feb 7, 2023 | 8:24
SHPËRNDAJE

“Abissnet Superiore” luan tre ndeshjet e saj të fundit të javës së 20-të, ku në lojë është Europa dhe mbijetesa.

superiore (1)

Në orën 13:00, Kastrioti pret në stadiumin e Kamzës Erzenin. Krutanët ndodhen në vendin e fundit të renditjes dhe kërkojnë të dalin me patjetër nga kriza e rezultateve. Nga ana tjetër, shijakasit kanë rastin për t’u ngjitur në vendin e dytë në renditje nëse dalin me tre pikë nga kjo transfertë.

Në orën 16:00, Vllaznia dhe Kukësi ndeshen me njëra-tjetrën në Shkodër, gjithashtu me objektivin e tre pikëve. Shkodranët kanë humbur prej dy ndeshjesh dhe tashmë nuk duan të humbasin më terren në luftën për Europë, duke parë që dhe objektivi i tyre është titulli kampion. Sa i përket verilindorëve, ata kërkojnë vazhdimësinë për t’u larguar nga zona e ftohtë.

Po në këtë orë, në “Niko Dovana”, Teuta pret Bylisin. Të dyja skuadrat ndodhen në një pozitë jot ë mirë në renditje dhe të dyja do të përballen me njëra-tjetrën për mbijetesën.

NDESHJET:

KASTRIOTI – ERZENI 13:00

VLLAZNIA – KUKËSI 16:00

TEUTA – BYLIS 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura