SUPERIORE, JAVA 11/ Njihuni me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

SHPËRNDAJE

Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 11-të. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

ggaa

TRAJNERI MË I MIRË – Veljko Dovedan

Mund të ishte Armando Cungu trajneri më i mirë i javës me atë fitore të thellë në transfertë ndaj Skënderbeut, por Veljko Dovedan i Bylisit mposhti Vllazninë në Shkodër edhe pa 5 titullarë. Boshnjaku tregoi edhe një herë se udhëheq një skuadër që ka një filozofi loje, duke mos u trembur asnjëherë edhe kur luan jashtë fushës. Presing lart dhe sulme të shpejta. Fitorja në Shkodër konfirmoi një Bylis heroik.

dovedan

FORMACIONI MË I DOBËT

as

TRAJNERI MË I DOBËT – Ilir Daja

Duket se e ka të pamundur të motivojë një skuadër që shfaq oshilacione të frikshme. Ilir Daja përfundon te trajnerët më të dobët të javës, pasi skuadra e tij pësoi katër gola në shtëpi, në një kohë që kaloi e para në avantazh. Të përmbysesh në atë mënyrë tregon se Skënderbeu është shumë i brishtë. Reparti i mbrojtjes është ai që Daja nuk po stabilizon dot, teksa korçarët kanë pësuar plot 19 gola deri më tani.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.