Supergrabitja në Rinas, 5 të arrestuarit në prag të lirimit nga burgu?

Aug 2, 2016 | 20:17
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda kanë shpallur sot moskompetencën për gjykimin e masave të sigurisë së të arrestuarve për skandalin e supergrabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit disa javë më parë.

Makina e grabitesve ne Rinas
Makina e grabitesve ne Rinas

Apeli i Krimeve të Rënda ka vlerësuar se akuza që ka ngritur Prokuroria për të arrestuarit, nuk është kompetecë e saj. Duket se pas kësaj lëvizje, 5 të arrestuarit janë në prag të lirimit nga burgu.

Pak javë më parë, pasi kishte arritur në përfundimin se grabitja në Rinas është vepër e një grupi të stukturuar kriminal, Prokuroria e Krujës shpalli moskompetencën dhe e dërgoi dosjen për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda kishte lënë në arrest shtëpie vetëm shtetasin Vangjel Nikolla, me mbikqyrje elektronike, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Të tjerët, janë lënë në “arrest me burg”. Ata janë:

  1. Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”
  2. Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
  3. Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
  4. Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura