Supergoli i Mehës përballë Musleras së Gallatasarajit, “thumb” De Biazit (VIDEO)

Aug 30, 2015 | 11:01
SHPËRNDAJE

Mungon emri i tij në listën e Xhani De Biazit për dy ndeshjet e radhës kundër Danimarkës dhe Portugalisë, por shënohet në listën e golave më të bukur të javës. Alban Meha ka bërë një gol të mrekullueshëm përballë Gallatasarajit.

Meha1Një goditje dënimi, e ekzekutuar në mënyrë perfekte, ka bërë që Muslera, portieri i Gallatasarajit të mbetet i shtangur. Një gol që ka barazuar përkohësisht shifrat, por gjiganti turk ka shënuar edhe tri herë të tjera.

Sfida është vulosur nga Uesli Shnajder që ka bërë dopietë në minutat e fundit të takimit dhe ka vulosur fitoren 1-4 të Gallatasarajit në transfertë.

Një goditje e tillë dënimi është patjetër një mesazh i hidhur për trajnerin e Kombëtares shqiptare që nuk do të ketë mundësinë për të përdorur saktësinë e tij kur ekipi fiton faulle në afërsi të zonës.

Festa e mesfushorit të Kombëtares nuk kishte si të ishte ndryshe. Alban Meha ka bërë që të valëvitet shqiponja me duart e tij, gjatë festimit të golit të parë për skuadrën turke. Pak minuta përpara golit, mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë.

Vedat Muriqi- Tjetër gol kuqezi në Turqi, edhe pse në një nivel më të ulët.

Ish-futbollisti i Teutës, i cili ka qenë disa herë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka shënuar golin e fitores në ndeshjen Giresunspor-Adanaspor.

Jurgen Gjasula- Mesfushori i Kombëtares, që po mungon me kuqezinjtë për një kohë relativisht të gjatë, ka shënuar gol në barazimin e Grojtherfyrtit në transfertë me Duisburgun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura