Supergol nga Cikalleshi, Kaçe i jep fitoren PAOK-ut

Apr 18, 2015 | 21:28
SHPËRNDAJE

Foto nga ndeshja

RNK Split është ndalur vetëm me një barazim 1-1 në transfertë ndaj Istras.

Sulmuesi i kuqezinjëve, Sokol Cikalleshi shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij në minuten e 29′ të takimit.

Me një goditje “predhë” nga jashtë zone rreth 18 metra nga e majta në të djathtë, topi përfundon në trekëndesh.

Spliti arrin ta mbajë rezultatin në favor deri në minuten e 83′ kur Radonjic barazon shifrat në 1-1, nga pika e bardhë.

 Kaçe i jep fitoren PAOK-ut

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij PAOK-un ndaj Kërkyres.

21-vjeçari ka realizuar golin e avantazhit dhe të vetmin për 83’ minuta lojë.

PAOK fiton me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kërkyres falë golit të mesfushorit Kaçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura