Superaksioni i policisë greke/ Kapen 116 kilogramë marijuanë në afërsi të Kapshticës

Oct 9, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

116 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në afërsi të Kapshticës. Operacioni u zhvillua në Grevena, ndërsa janë ndaluar edhe dy automjete.

Sipas mediave greke, në njërin prej automjeteve u gjetën 36 pako me 116 kilogramë marijuanë, ndërsa mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës.

2827e4bf-e9a5-496c-b14c-8f2d10d756f2

Në pranga kanë rënë tre shtetas grek, 34, 36 dhe 51-vjeç. Gjatë kontrolleve në makinat dhe banesat e personave të dyshuar, u gjetën edhe 285 gramë marijuanë, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro kesh.

4ed647d1-0e31-47cc-b7ab-c5b051a48e26 2294ba8c-6dfe-4fa3-8a86-d05a692e37c9 2827e4bf-e9a5-496c-b14c-8f2d10d756f2 5ebe4ca6-d12e-47e6-9ec9-d673a4530781

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura