SUPERAKSION/ Momenti kur policia kap të riun me pistoletë në makinë

Feb 1, 2016 | 18:55
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka nisur një aksion të gjerë në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë. Në të gjithë territorin, sidomos në akset kryesore rrugore po ushtrohen kontrolle për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

arrestimi

Disa nga momentet më pikante të këtyre operacioneve janë përmbledhur në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme. Në video tregohet dhe momenti i kapjes të një të riu në Shijak me pistoletë në makinë gjatë kontrollit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pistoleta e sekuestruar
Pistoleta e sekuestruar

Ervin Gjepali, pasi u ndalua për kontroll rezultoi se mbante në derën e pasagjerit një pistoletë “Berreta”. 19-vjeçari u ndalu në vendin e quajtur “Katër Rrugët e Shijakut”, ndërsa drejtonte një automjet tip Volsvagen Passat me targa AA 320 MJ.

Në total gjatë këtyre kontrolleve, policia ka ndaluar 66 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura