Super sfida ndaj “demave”, Flamurtari me dy mungesa të sigurta në kryeqytet

Sep 20, 2018 | 17:09
SHPËRNDAJE

Trajneri Ilir Daja as këtë javë nuk do ta ketë të plotë skuadrën. Për momentin dy mungesa të sigurta ka Flamurtari për transfertën e së premtes me Partizanin. Mbrojtësi Albi Alla ende nuk është rehabilituar dhe kjo konsiderohet si një mungesë me peshë në radhët e vlonjatëve, pasi në këtë pozicion ata patën mangësi në ndeshjen e fundit me Skënderbeun. Sipas stafit, mbrojtësi Alla mund të jetë gati vetëm pas ndeshjes me Partizanin.

Flamurtari Daja

Mungesë është edhe Alesio Hyseni, që u dëmtua rëndë në ndeshjen me Skënderbeun. Pas një dëmtimi nga loja e rëndë e lojtarëve të Skënderbeut, Hyseni përfundoi në spital, pasi mori një çarje të konsiderueshme në kërcirin e këmbës. Lojtari nuk ka nisur përgatitjet me grupin, kështu që nuk ka shanse që të jetë në formacion për nesër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura