Super-operacioni i SPAK/ FNSH dhe RENEA mësyjnë tek Liqeni i Thatë në Tiranë, dyshohet se fshihen personat e kërkuar

May 19, 2022 | 11:53
SHPËRNDAJE

Forcat speciale RENEA dhe ato të FNSH janë përfshirë në super operacionin e SPAK këtë të enjte.

forcatrenea

Mësohet se prej orës 11:00 paradite, RENEA është duke kryer kontrolle në zonën e Liqenit të Thatë.

Në disa pallate në këtë zonë dyshohet se policia ka lokalizuar dy persona të dyshuar për të cilët janë firmosur urdhër-arreste.

Ndërkohë në orën 13:00 SPAK ka lajmëruar konferencë për mediat për të zbardhur më shumë rreth aksionit të madh që do të çojë në pranga shumë persona të rrezikshëm, emrat e të cilëve kanë dalë nga rrëfimi i Nuredin Dumanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura