Super operacioni i kanabisit/ Pranga dy kryepleqve dhe efektivit të FNSH që spiunonte aksionet

Feb 28, 2017 | 13:56
SHPËRNDAJE

Hetimet për luftën antikanabis çojnë në pranga 18 persona, të dyshuar si të përfshirë në veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, mes tyre 2 kryepleq dhe një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore.

1c3d93a3-2f62-4e33-93c2-97763e45c945

“Prokuroria Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vijuar me ndalimin e dy kryepleqve të Njësisë Administrative Pult, një efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë që ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike”- njofton prokuroria.

6b1a049e-1f21-45ab-83b2-6c337c8dabb0

Në kuadër të këtij procedimi penal, në kohë të ndryshme gjatë muajve të fundit, kultivuesve u janë identifikuar dhe shkatërruar parcela, me rreth 100 mijë rrënjë kanabis.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Shkodrës konkludoi se kush ishin personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, për të cilët ditën e djeshme janë urdhëruar ndalimit dhe që janë zbatuar nga forcat e Policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Në kuadër të këtij procedimi, janë ndaluar:

c2284735-d8be-46e0-89d5-f3d5b563b4ef

1.     Dritan Lisaj, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

2.     Gjin Lushi, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

Të dy të dyshuar për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”

 3.     Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

 Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

4e4fca22-2612-451e-9969-fdf2129fb4484edcd1ad-4ca9-474b-a2b2-482d92530452

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Early Spring”.

Arrestohen 16 shtetas

Më datë 27.02.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Early Spring”.

Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër i cili ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, ku ka qënë i përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

502f48c5-63fe-4098-aa03-078289e22b84

Vihen në pranga 16 shtetas, shpallen në kërkim disa të tjerë, konkretisht:

* 1. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër , i dyshuar për kryerjen e veprave penale te “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim dhe Prodhim” dhe “Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 248, 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal, me detyrë Kryeplak në fshatin Mgullë.

 

* 2. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 e 248 të Kodit Penal me detyrë Kryeplak në fshatin Xhan.

* 3. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir , Njësine Administartive Pult Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

* 4. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer ne bashkepunim” , parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

* 5. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal .

* 6. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

* 7. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

* 8. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal .

* 9. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog , Njësia Administrative Pult Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga neni 284/ 2 te Kodit Penal.

* 10. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë , Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitjes së narkotikëve , kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 283/2 e 284/ 2 te Kodit Penal.

* 11. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

* 12. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 13. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.
* 14. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve” e kryer në në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 15. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 16.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punohet per kapjen e disa personave te tjerë të shpallur në kërkim , gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.

Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, materialet e mëposhtme:

• 31.140 rrënje bime cannabis sattiva.
• 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.
• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike, të kryera këto në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248, 283, 284 e 25 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura