Super operacioni, 1300 efektivë në terren për kapjen e pasuesit të Toto Riinës

Dec 14, 2017 | 23:46
SHPËRNDAJE

Një super operacion me mbi 1300 efektivë në terren është ngritur për arrestimin e një prej emrave më të folur të krimit por edhe si pasuesi i Toto Riinës, Matteo Messina Denaro. Ky operacion vjen jo më larg se tre javë pas vdekjes së kreut të “Cosa Nostra”.

matteo-messina-denaro

Operacioni është duke u zhvilluar në zonën e Castelvetranos, ku edhe dyshohet se mund të fshihet Denaro, i cili është në arrati që prej vitit 1993.

Deri më tani raportohet se janë nën hetim 30 persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Matteo Messina Denaron gjatë arratisë së tij.

Në banesat e tyre kanë mësyrë forcat e policisë, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga bosi, i cili prej 24 vitesh është në arrati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura