“Super çift”/ Videoklipi me puthje dhe përqafime, fansat “të dashuruar” me Semi Jaupajn dhe këngëtarin kosovar

May 26, 2022 | 23:49
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar së fundmi këngën e saj të re, e cila mori shumë vëmendje, edhe pse nuk ka lidhje me historinë Bora-Donald.

Kësaj here fansat janë fokusuar në jetën sentimentale të vetë Semi Jaupajt, pas publikimit të këngës “All your lovin.” Kënga është bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Ron Zaiti, ndërsa edhe në videoklip dyshja shfaqen së bashku.

Gjatë klipit, duke iu përshtatur edhe vetë këngës, Semi dhe Roni duke mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Megjithëse bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, dhe asgjë nuk është e konfirmuar sa i përket raportit mes dy artistëve, fansat nuk kanë ngurruar të shprehin simaptinë e tyre për “çiftin” në seksionin e komenteve.

“Sa shumë shkojnë me njëri-tjetrin! Shumë e bukur kënga!!!”

“Kënga shumë e bukur por të përqendrohemi pak te këta të dy❤❤Më duket mua apo kanë super kimi 😍”

“Shkojnë shumë me njëri- tjetrin. Po të ishin në rregull Big Brother do thoshin kanëe shumë kimi. Suksese per këengeën!”

“Shkruajta për këngën … po sa do doja që të ishit dhë çift…… super couple @semıjaupaj♥️♥️♥️♥️♥️♥️”

      

© Panorama.al

Te lidhura