Sunny Hill Fesitival, cilët janë 6 këngëtarët e njohur që iu janë bashkuar deri tani festivalit të Tiranës

Aug 14, 2022 | 17:23
SHPËRNDAJE

12 ditë përpara Sunny Hill Festival, ekipi i Dua Lipës ka zbuluar të paktën 6 emrat e parë të artistëve të cilët do të performojnë në skenën që po bëhet gati në Liqenin Artificial të Tiranës.

sunny

Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.

“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi kaq të gatshëm të çmendemi me më të vërtetin Action Bronson’, shprehet ekipi i Sunny Hill.

Festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

© Panorama.al

Te lidhura