Sulmuesi largohet nga Interi, kryen vizitat mjekësore te ekipi i ri

Jan 27, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Mateo Politano është larguar nga Interi, teksa do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra tjetër italiane, Napoli.politano-13-e1569445601224

Sulmuesi është duke zhvilluar vizitat mjekësore tek ekipi që drejtohet nga Gatuzo dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi i tij. Italiani nuk kishte shumë hapësira nën drejtimin e Kontes dhe për këtë arsye vendosi të largohet nga zikaltërit.

Politano ka kaluar te Napoli në formën e huazimit për 2 milionë euro, me këta të fundit që kanë detyrimin e blerjes përfundimtare të futbollistit vitin e ardhshëm, për një shumë afro 19 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura