Sulmuesi i Partizanit mbetet pa frymë në stërvitje, ankth në kampin e kuq (FOTOT)

Nov 22, 2019 | 8:11
SHPËRNDAJE

Kur ndodh diçka e paparashikuar, zakonisht populli ynë përdor një shprehje: “E kanë marrë mësysh”. Për analogji, kjo i ka ndodhur edhe sulmuesit nigerian të Partizanit, Theofilus Solomon. 

teofilius solomon

Nëse një ditë më parë 23-vjeçari shkëlqeu në stërvitje me paraqitjen e tij, ku shënoi edhe një gol të bukur, dje Solomon ka kaluar një moment të vështirë dhe të frikshëm për disa çaste. Gjatë seancës stërvitore, kur ekipi po kryente një ushtrim, një top i goditur nga një shok i skuadrës e gjen të papërgatitur Solomon. Pas goditjes që mori nga topi në gjoks, nigeriani është ulur në fushë, ku përveç dhimbjeve ka pasur edhe vështirësi në frymëmarrje.

solomon me logo

Menjëherë ka ndërhyrë stafi mjekësor, që i ka dhënë ndihmën e parë. Pas disa ushtrimeve aerobike dhe fërkimeve anës fushës gjendja e sulmuesit është stabilizuar, pasi bëhej fjalë thjesht për një goditje që e ka gjetur në befasi. Pas ndihmës së stafit, Solomon ka bërë dy xhiro rreth fushës dhe ka vënë re se ndiente akoma dhimbje. Stafi ka vendosur që lojtari të mos sforcohej më shumë dhe e ka ndërprerë seancën.

solomon (1)

Situata ka qenë kalimtare dhe pas dushit dhe qetësimit gjendja është stabilizuar dhe Solomon është dukur normal. Gjithsesi, lojtari do të mbahet nën vëzhgim, në mënyrë që të mos ketë probleme.

Nigeriani i ka munguar ekipit në katër ndeshjet e fundit pasi ka pasur probleme muskulore, të cilat quhen të kaluara. Nigeriani është piketuar gjatë këtyre ditëve si titullar nga trajneri Lerda dhe shpresohet që goditja që mori dje, të mos lërë pasoja.

ILIR CARA

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura