Sulmohet nga ariu një 17-vjeçar në Gramsh. Bie në humnerë dhe plagoset rëndë

Jul 8, 2015 | 17:01
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kabash në Gramsh ku një bari 17-vjeçar është sulmuar nga një ari në orët e mesditës.

Foto Ilustruese

Ai është 17-vjeçari me inicialet F.H. Në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit të ariut 17-vjeçari ka tentuar të largohet por ka rënë në humnerë nga një lartësi e konsiderueshme.

Thirrjet për ndihmë të të riut i kanë dëgjuar disa banorë të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Këto të fundit kanë bërë të mundur transportimin e tij me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se 17-vjeçari është në gjendje të rëndë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura