Sulmohet me thikë kandidati për President

Sep 7, 2018 | 21:13
SHPËRNDAJE

Kandidati për president i të djathtës së skajshme në Brazil, Jair Bolsonaro, ndodhet në spital pas u godit me thikë gjatë një tubimi elektoral dje në Minas Gerais.

97E34F6F-5D5D-4478-AB75-8991C85B6540_w1023_r1_s

Mbështetësit e zotit Bolsonaro, sfidanti kryesor për zgjedhjet e 7 tetorit, ndezën qirinj në San Paulo dhe u lutën gjatë natës për shërimin e tij të shpejtë, raporton “VOA”.

“U hidhërova kur mësova lajmin. Në fund të ditës, Brazili konsiderohet demokracia e tretë më e madhe e botës, me një kandidat për president që kryeson në anketime, i cili u sulmua me keqdashje. Duhet të shqyrtojmë konceptet e demokracisë”, thotë Ted Martins, mbështetës i zotit Bolsonaro.

Zoti Bosonaro u shfaq në këtë fotografi të marrë menjëherë pasi u godit me thikë në bark dhe mbështetësit e morën në krahë. Sulmuesi u ndalua nga pjesëmarrësit në tubim dhe më vonë u arrestua nga policia.

Presidenti i Brazilit shfaqi zemërimin ndaj dhunës në fushatë.

“Kjo nxorri në pah diçka për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm – intoleranca që ekizston brenda shoqërisë braziliane. Është e patolerueshme që njerëzit po manipulojnë të dhënat gjatë fushatës elektorale. Është e patolerueshme për ne që jetojmë në një shtet ligjor demokratik të mos kemi mundësinë të kemi një fushatë të qetë, një fushatë ku njerëzit mund të paraqesin projektet e tyre”, deklaroi Presidenti Temer.

Zoti Bolsonaro është zotuar të tregohet i ashpër me krimin. Sulmi ndaj tij është incidenti i dytë i dhunshëm gjatë fushatës. Autobuzat e fushatës elektorale të ish-Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva u goditën me plumba në muajin maj, por nuk pati të lënduar.

Zoti Lula gjendet në burg dhe i është ndaluar kandidimi për shkak të akuzave për korrupsion. Megjithëse sondazhet tregojnë se zoti Bolsonaro do të fitojë zgjedhjet e 7 tetorit, ai mund të mos marrë vota të mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura