Sulmohet me thikë ambasadori amerikan në Korenë e Jugut, 80 qepje në fytyrë (VIDEO)

Mar 5, 2015 | 14:12
SHPËRNDAJE

Një militant nacionalist korean ka goditur ambasadorin amerikan në Korenë e Jugut teksa ishte ne një takim kete mëngjes në Seul. Sipas BBC-se, i dërguari i SHBA-se nuk eshte lënduar seriozisht.

Ambasadori i lyer me gjak

Mark Lippert, 42-vjeç, u qellua me thike ne fytyre dhe u pre edhe në dorën e tij të majtë, teksa ne foto mund te shihni edhe spërkatjen me gjak ne tavolinë. Nga sulmi ne fytyre, mjeket thane se ambasadori ka pesuar 80 qepje.

Oficerët e sigurisë e kane neutralizuar sulmuesin, duke e mbajtur me këpucë qafën e tij, deri sa ai u arrestua.

Agjencia e lajmeve koreano jugore (KCNA) tha se ai kishte dorëzuar një “thikë organave të drejtësisë”.

Sulmuesi, i cili eshte identifikuar si Kim Ki-Jong, 55, duket se ka thyer kyçin e këmbës së tij gjatë sulmit dhe është derguar me barele ne ambulance pas marrjes në pyetje.
 
Presidenti amerikan Barak Obama telefonoi ambasadorin e tij dhe i uroi “sherim të shpejtë”, tha një zyrtar amerikan. 

Tavolina ku ishte ambasadori

 

Aktivisti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura