Sulmi në xhami, shkon në 235 numri i të vdekurve

Nov 24, 2017 | 17:00
SHPËRNDAJE
Ubdate/Numri i viktimave të sulmit në xhamin egjiptiane Sinai po vazhdon të rritet nga minuta në minutë, sipas të dhënave të televizionit shtetëror egjiptian, të paktën 235 persona janë të vdekur,shkruan Daily Mail.

Sulmuesit e armatosur hodhën bombën dhe pastaj kanë shkrepur zjarr drejtë xhamisë, gjatë lutjeve të së premtes, duke lënë edhe shumë persona të lënduar. Ministri i shëndetësisë egjiptiane deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Deri më tani askush nuk ka marr përgjegjësin për sulmin, por Egjipti ka luftuar kundër ekstremistëve.

Sulmi terrorist në Egjipt, shkon në 200 numri i viktimave

Ubdate/ Të paktën 200 persona kanë humbur jetën dhe 130 të tejrë kanë mbetur të plagosur pas sulmit raportojnë mediat egjiptiane.

agjipt

Sulmi me armë është ndërmarrë ndaj një xhamie në provincën sufi në Gadishullit Sinai.

Zyrtarët e sigurimit thanë se agresoprët hapën zjarr ndaj adhuruesve gjatë lutjeve gjatë ngasjes në automjete jashtë rrugës. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha se terroristët lëshuan një bombë gjatë sulmit.

Dëshmitarët u shprehën se disa persona qëlluan me armë dhe bomba nga katër autostrada drejt besimtarëve të mbledhur për faljen e së premtes në xhami.

Egjipti po përballet me rebelët islamikë në rajon, sulmet e të cilëve janë intensifikuar që nga viti 2013. Militantët kanë ndërmarrë sulme të rregullta në gadishullin e Sinait, por ky i sotmi ishte më vdekjeprurësi i këtij lloji.

Sulm me bombë në një xhami në Egjipt, vdesin 115 persona

Agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA njofton se te pakten 115 persona janë vrarë në një sulm bombardues dhe të shtënat në një xhami në Gadishullin Sinai.

xhami

Mediat e huaja shkruajne se duke përmendur burime zyrtare, MENA tha se 80 persona u plagosën gjithashtu në sulmin ndaj xhamisë së al-Rawdah në qytetin Bir al-Abd, 40 km larg kryeqytetit provincial të Sinaiut të El-Arish.

Më parë, zyrtarët thanë se militantët në katër automjete jashtë rrugës bombarduan xhaminë dhe qëlluan mbi adhuruesit gjatë segmentit të predikimit të namazeve të së premtes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura