Sulmi në Stamboll, ku shkoi Rama pasi zbriti në aeroportin turk

Jun 29, 2016 | 16:39
SHPËRNDAJE

Mbërritja në Stamboll e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama vetëm pak kohë pas sulmit vdekjeprurës në aeroport ka gjetur vend në mediat turke. “Dogan” shkruan se avioni i kryeministrit u ul pak pas sulmit që shkaktoi 41 viktima.

Foto publikuar nga agjencia turke Dogan
Foto publikuar nga agjencia turke Dogan

Sipas agjencisë, kryeministri dhe delegacioni që e shoqëronte u transportua në masa sigurie nga aeroporti drejt shtëpisë së pritjes. Ai do të vijojë takimin e planifkuar në Ankara paraditen e sotme, sipas axhendës.

Reagimi i Rames 

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas shumë mesazheve që ka marrë në telefonin e tij për shpërthimit terrorist në aeroportin e Stambollit.

22_rama_2

Kryeministri, i cili ka udhëtuar sot nga Tiranë në Stamboll për një vizitë zyrtare në Turqi, bën me dije se gjithçka në udhëtimin e tij ka shkuar mirë.

Avioni me të cilin udhëtoi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj bashkë me deputetin Bashkim Fino mbërriti në aeroport vetëm pak minuta pas shpërthimit.

“Me vjen shume keq per shqetesimin e krijuar dhe shume faleminderit per mesazhet e panumerta. Gjithçka ok neser vizita zyrtare ne Ankara”, shkruan Rama.

Pak minuta para se delegacioni shqiptar të mbërrinte në aeroport pati një sulm me bombë dhe armë ku mbetën të vdekur 41 persona dhe 239 të tjerë të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura