Sulmi në shkollën e mesme në Florida, Trump bën propozim për armatosjen e mësuesve

Feb 22, 2018 | 15:17
SHPËRNDAJE

Pak ditë pas sulmit në një shkollë të mesme në Florida, ku mbetën të vrarë më shumë se 20 nxënës, në Amerikë ka nisur një debat.

Në këtë debat është përfshirë dhe presidenti Donald Trump, i cili sot ka bërë një propozim disi të çuditshëm.

trump

Kur shumë mendojnë për çarmatosje të popullit, Trump shikon ndryshe dhe kërkon armatosjen e mësuesve në shkolla.

Deklaratën e bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me familjarët e viktimave dhe nxënës e mësues të shkollës së mesme në Florida, ku javën e kaluar 17 persona u vranë gjatë një sulmi me armë.

Sipas presidentit Trump, një mësues mund të qëllojë menjëherë, kur sheh një person të armatosur që hyn në shkollë dhe hap zjarr ndaj nxënësve. Po ashtu, kërkoi të bëhen kontrolle të rrepta mbi shëndetin mendor të armë-mbajtësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura