Sulmi në Mynih, babai i shqiptarit të vrarë: Për një javë do ktheheshim…

Jul 25, 2016 | 19:19
SHPËRNDAJE

“Kishim planifikuar që të vijmë pas një jave së bashku por ja që ndodhi ky rast dhe nuk erdhëm së bashku”.

Naim Zabërgja, babai i të riut Dijamant Zabërgja që ka humbur jetën në sulmin vetëvrasës në Munih të Gjermanisë ka qenë pjesë e një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës.

zabera-650x358

Ai ka treguar për momentin e fundit që ka kaluar me të birin tashmë të ndjerë.

“Kemi planifikuar që të vijmë pas një jave së bashku por ja që ndodhi ky rast dhe nuk erdhëm së bashku”.

“Momentin e fundit e kam parë një ditë më herët, ai ka shkuar tek motra e tij e cila banon në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi”.

Zabërgja ka treguar edhe se si ka ndodhur momenti tragjik ku i biri i tij ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 18:00 ka dalë me një shok të tij gjerman tek qendra tregtare,ata kanë marrë nga një pije dhe kanë dalë jashtë dyqanit, ku dorasi ka qenë në afërsi dhe ka shtënë tek ata”.

“Shoku i tij ka arritur të ikë e është kthyer prapa ku nuk e ka parë më Diamantin e më nuk ka ditur asgjë”.

Ai ka treguar se lajmin tragjik e ka kuptuar në ora 4 të mëngjesit kur edhe ka shkuar Policia në shtëpi për t’i informuar.

“Gjatë tërë kësaj kohe kemi telefonuar e nuk kemi pasur përgjigje mirëpo kemi mbetur me shpresën që është në atë zonë e nuk i ka ndodhur asgjë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura