Sulmi në Mynih/ 3 viktima shqiptarë, autori vrau veten në sy të policisë

Jul 23, 2016 | 23:03
SHPËRNDAJE

Tronditet Gjermania! Zyratrisht janë konfirmuar 9 viktima, tre prej të cilëve shqiptarë. Ata janë identifikuar si Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja. Autori i sulmit sipas raportimeve policore është vetëvrarë. Ai është një 18-vjeçar iraniano-gjerman.3688722D00000578-3704563-The_scene_was_flooded_with_flowers_and_messages_of_sympathy_This-a-16_1469295688890

ORË PAS ORE:

Ora 23:00 18-vjeçari i cili vrau 9 persona në qendrën tregtare “Olimpia” në Mynih vrau vetën rreth dy orë e gjysmë pas sulmit. Vetëvrasjen ai e krye para oficerëve të policisë, thuhet nga autoritet gjermane. Në momentin që policët po negocionin me të për t’u dorëzuar, i riu i quajtur Ali David Sonboly çoi pistoletën dhe qëlloi veten në kokë.3689428500000578-3704563-Sonboly_was_a_loner_who_had_no_qualifications_and_was_obsessed_w-a-11_1469295674194

Ora 19:55 Policia gjermane ka bërë të ditur se viktimat e masakrës në Mynih ishin të moshës, 14 (3), 15 (2), 17, 19, 20 dhe 45 vjeç. Tre persona mes viktimave ishin të së njëjtën familje.

Ora 17:10 Hetuesit gjermanë kanë zbuluar se agresori i ngjarjes në Mynih ku mbetën të vrarë 9 persona ishte i fiksuar pas vrasjeve masive dhe madje kishte dhe një foto të Andres Breivik dhe profilin e tij në WhatsApp. 18-vjeçari që sipas policisë përshkruhet si “i çmendur”, mund ta ketë planifikuar sulmin e tij me rastin e 5-vjetorit të masakrës së norvegjezit, thonë prokurorët.3689A73E00000578-3704563-image-a-10_1469295523004

Ora 16:00 Agresori i ngjarjes në Myhin ku pati 9 të vdekur pati një debat të ashpër me një banor të zonës ku ndodhi ngjarja pranë qendrës tregtare “Olimpia”. Ali Sonboly, 18 vjeç, pati një sherr verbal me Thomas Salbey, 57 vjeç. Debati i tyre mund të dëgjohet dhe në videot e publikuara në rrjetet sociale.

Ora 15:00 Në një konferencë për mediat, kancelarja gjermane Angela Merkel,duke ndarë dhimbjen me familjet e viktimave dhe të lënduarve premtoi hetime deri në fund. “Ne do te arrijmë të kuptojmë çfarë e shkaktoi dhe do të bëjmë gjithçka për të garantuar lirinë dhe sigurinë në gjithë Gjermaninë’.

Ora 14:55 Dyshohet se autori i sulmit në Mynih kishte planifikuar masakër edhe më të madhe. Kjo, pasi policia ka njoftuar se në çantën e tij u gjetën së paku 300 fishekë.

Ora 14: 39  Policia njofton se viktimat janë tre 14-vjeçare, dy 15-vjeçare, një 17, 19, 20 dhe 45 vjecar. Në mesin e viktimave janë tre gra. “Viktimat janë të gjitha nga Mynihu dhe zonës përreth”- thote policia, qe ka konfirmuar vdekjen e tre shtetasve te Kosoves.

Ora 13:50 Sulmi i realizuar nga Anders Breivik para saktësisht pesë vjetësh në Norvegji, mund ta ketë frymëzuar sulmin e mbrëmjes së 22 korrikut në Mynih të Gjermanisë, vlerëson policia gjermane. “Breivik mund ta ketë luajtur ndonjë rol”, ka thënë gjatë konferencës me gazetarë në Mynih, shefi i policisë së këtij qyteti, Hubertus Andrae. Ai ka shtuar se në dhomën ku ka jetuar autori i sulmit, janë gjetur materiale për sulme masive me armë.

Ora 12:18 Berlini zyrtar ka konfirmuar se autori i sulmit në Mynih nuk ka asnjë lidhje me ISIS, apo organizime të tjera. “Autori është i fiksuar pas të shtënave” ka thënë zyrtarisht policia federale.

Ora 11: 30 Policia konfirmon zyrtarisht se 18-vjeçari, autori i sulmit në Mynih ka ka vrarë veten. “Plumbi i gjetur në kokën e tij nuk eshte e policise”- thotë zyrtarisht policia.

Ora 11:10: Mbyllet autopsia e trupit të autorit, që mbeti gjithashtu viktimë në Mynih.

Ora: 10:00 Dëshmitari Luan Zeqiri, citohet nga BBC se ishte në qendrën tregtare kur nisën të shtënat dhe se kishte shumë të bërtitura. Ai i tha policisë se kishte parë vetëm një sulmues, i cili bërtiste për shpifje kundër të huajve  dhe kishte një çantë shpine. ‘Unë pashë në drejtim të tij dhe ai qëlloi dy njerëz te shkallët’ tha Zequiri për N-tv. Ai ishte fshehur në një dyqan ,më pas kishte vrapuar jashtë sapo kishte pasur rrugën të lirë dhe kishte parë trupa të vdekur dhe të plagosur në tokë.

Ora 09:39 Policia ka pezulluar kërkimet për të dyshuarin e sulmit të mbrëmshëm që mori jetën e nëntë personave në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë, pasi vlerëson se incidenti ka pasur vetëm një sulmues i cili më pas ka vrarë vetën. Policia beson se autori i sulmit ka vepruar i vetëm dhe është gjetur i vdekur rreth 1 kilometër nga Qendra Tregtare apo “Olympia Einkaufszentrum”, ku edhe ka ndodhur sulmi.

Autoritetet thonë se motivet që e kanë shtyrë atë ta bëj këtë ende nuk dihen.

Ora: 09:16: Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga sulmet në Mynih. Ai është Dijamant Zabergja, 21 vjeçar. Lajmin e ka dhënë babai i djalit, Naim Zabergja, me një postim në profilin e tij në FB, ku shkruan: “Me pikllim te thell njoftoj farefisin, miqet dhe shoket se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeqar u vra dje ne Minhen nga dora terroriste”

Dijamant Zabergja
Dijamant Zabergja

Ora 08:26 Vëllai i Armela Segashit, shqiptares që rezultonte e zhdukur përmes një postimi në Facebook njofton se motra e tij ka vdekur nga sulmet e mbrëmshme në Munih të Gjermanisë. Armela është shqiptarja e dytë e cila ka vdekur nga sulmi, pas konfirmimit të shqiptares tjetër të vrarë, Sabinës.

Armela Segashi
Armela Segashi

Ora 08:00 Pas sulmit që ndodhi në qendrën tregtare “Olimpia’’ ku mbetën të vdekur dhjetra persona në mesin e tyre edhe fëmijë, përafërsisht 100 persona kanë kërkuar ndihmë për strehim në selinë e stacionit policor në Munih.

Sabina Sulaj
Sabina Sulaj

Ora 23:58 Mediat gjermane raportojnë se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë në Mynih, ku shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ora 23:47 Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se ende nuk dihet motivi i sulmit në Mynih. “Kemi ende informacione kontradiktore”, tha ai.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se Këshilli i Sigurisë së parlamentit gjerman do të mblidhet nesër për të diskutuar për sulmin në Mynih.

23:25 Një dëshmitar shqiptar, Luan Zeqiri ka deklaruar për televizionin gjerman N-Tv se ndodhej para restorantit kur nisën të shtënat. Ai thotë se ka dëgjuar agresorin duke lëshuar parulla kundër të huajve me zë të lartë. “Pashe që qëlloi dy persona te shkallët”, tregon Zeqiri, i cili më pas është fshehur dhe larguar nga agresori.

Ora 23:21 Mediat lokale në Gjermani raportojnë se mes 9 viktimave është një prej agresorëve, i cili besohet se ka vrarë veten. Trupi i tij është gjetur rreth orës 22:30 në një hapësirë të gjelbër afër qendrës tregtar, rreth 1 km nga skena e krimit. Sipas policisë, i vetëvrari është personi që hapi zjarr para dyqan McDonald. Policia ka dërguar një robot për të hetuar trupin e tij pasi dyshohet se në çantën që mban mund të ketë eksploziv.

Kujdes pamje të rënda!

Ora 22:54 Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, thotë se ai është “tmerruar” nga të shtënat në Mynih.

Në një deklaratë për mediat, Gauck tha: “Shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat dhe jam me të gjithë ata që janë të zi ose janë të frikësuar për të dashurit e tyre”.

Ora 22:50 I pyetur nëse kjo ishte një sulm terrorist, një zëdhënës i policisë ka thënë: “Nëse një burrë me një armë të gjatë në një qendër tregtare hap zjarr dhe vdesin tetë persona, duhet të punojmë me supozimin se kjo nuk është një krim normal por një akt terrorist. ”

Ai ka konfirmuar se policia ishte në kërkim të tre autorëve dhe tha se policët ishin marrë mbështetje nga njësitë elite, por nuk kanë gjetur asnjë armë

Ora 22: 45 Policia thotë se ka nëntë persona të vdekur. Ata nuk e dinë ende në këtë fazë që janë hetimet, nëse një person i dhjetë i vdekur, është një nga të armatosurit.

Kërkimet po vijojnë ende në gjithë ndërtesën gjigande të OEZ, vendit ku ndodhi ngjarja, nëse autorët janë fshehur aty.

Ora 22:33 Në deklaratën e policisë thuhet se dëshmitarët kanë raportuar që kanë qenë tre agresorë të ndryshëm me armë gjysmë-automatike.

Ora 22:22 Ministri gjerman i Brendshëm Thomas de Maiziere, i cili kishte nisur udhëtimin në Shtetet e Bashkuara për pushime, e ka anulluar dhe po kthehet në shtëpi, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.

Stafi i Kancelares gjermane Angela Merkel u mblodh të premten në mbrëmje për të vlerësuar situatën në Mynih, por kancelarja Angela Merkel nuk ishte e pranishme, raportoi DPA.

Ora 22:05 Vrasësi përpara se të hapte zjarr ka bërtitur: “Jam gjerman” dhe ka mallkuar të huajt: “F*ck foreigners”, raporton “Daily Mail”.

Ora 22:00 Një zëdhënës i policisë së Mynihut thotë se nuk ka indikacione për sulm terrorist.

Ora 21:50 Policia thotë se ka humbur gjurmët e tre agresorëve dhe për këtë arsye është bllokuar i gjithë sistemi i qarkullimit në Mynih.

Ora 21:20 Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung” janë mbi 15 persona të vrarë në qendër të qytetit. Kurse televizioni NTV raporton se numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 10.

Ora 21:15 Sipas “Bild”, një sulmues ka vrarë veten pas sulmeve.

Ora 21:10 Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar mbështetje për Gjermaninë.

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh atje, por zemrat tona rrahin për ata që mund të jenë plagosur. Zotohem për gjithë mbështetjen që mund të kenë nevojë”.

Ora 20:45 Ja momenti kur policia i përgjigjet me armë sulmit në qendrën tregtare:

Ora 20:39 Sulmi me armë afër Stadiumit Olimpik në Mynih ka sjellë dhe një herë në memorie ngjarjen e vitit 1972 gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike. Terroristët nga Palestina morën peng dhe vranë 11 sportistë nga Izraeli që po qëndronin në fshatin e ndërtuar për lojërat olimpike.

Ora 20:35 Autoritetet policore në Mynih kanë deklaruar gjendjen e emergjencës duke përdorur sistemin paralajmërues me smartphone të qytetit, raporton “Die Welt”.

Banorët janë paralajmëruar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre: “Për sigurinë tuaj, shmangni sheshet dhe rrugët: autorët e krimit janë në arrati. Trenat dhe autobusët janë pezulluar. Hapni radiot dhe TV “.

Ora 20:30 Situatë e paqartë në Mynih. Një tweet nga policia shkruan: “Aktualisht nuk e dimë se ku janë autorët. Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni vendet publike”.

Raporte të pakonfirmuara flasin se ka agresorë në qendër të qytetit.

Ora 20:26 Policia e Mynihut u ka kërkuar qytetarëve që të mos dalin në rrugë port ë qëndrojnë në shtëpi.gjermaaa

Ora 20:23 Televizioni publik gjermane BR raporton për gjashtë persona të vrarë në qendrën tregtare në Mynih.

Ora 20:20 Raportet nga mediat gjermane thonë se ka pasur një sulm të dytë sepse një person i armatosur ka hapur zjarr në stacionin e metrosë Karlsplatz U-Bahn që ndodhet në Stachus Square, sheshin kryesor të Mynihur vetëm tre milje larg nga qendra tregtare ku ndodhi sulmi i parë.

Nje prej agresoreve
Nje prej agresoreve

Ora 19:51 Policia i ka kërkuar qytetarëve të mos postojnë foto dhe video në rrjetet sociale sepse ndihmojnë agresorët.

Ora 19:48 Ministria e Brendshme gjermane konfirmon tre viktima, raporton “Bild”.

poliziotti2

Ora 19:41 Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se pritet që nga të shtënat të ketë shumë të vdekur duke iu referuar burimeve nga policia.

Ora 19:36 Televizionet gjermane kanë publikuar momentin kur një person i armatosur del nga një dyqan dhe nis që qëllojë në drejtim të njerëzve në rrugë. Në video dëgjohen të shtënat dhe ulërimat e njerëzve në rrugë që largohen me shpejtësi.

Ora 19:35 “Süddeutsche Zeitung” raporton se të paktën një person është vrarë dhe 10 janë plagosur. Ende nuk ka konfirmim nga policia.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, policia “pret të përballet me shumë të vdekur”. Policia zyrtarisht ka thënë se ka pasur të shtëna nga disa armë. Po evakuohet qendra tregtare.

Ora 19:32 Ka dyshimet se agresori që ka kryer sulmin është larguar me metro dhe për këtë arsye është pezulluar i gjithë qarkullimi i metrove.

Ora 19:30 Policia u ka kërkuar qytetarëve në Mynih që të evitojnë hapësirat publike pasi situata është shumë konfuze pas të shtënave me armë në qendrën tregtare.

Ora 19:28 Mediat gjermane kanë publikuar një video që tregon momentin e të shtënave

Ora 19:24 Autori besohet të ketë ikur nga qendra tregtare drejt një stacioni hekurudhor nëntokësor pranë vendit të ngjarjes. Nuk ka asnjë shenjë në lidhje me motivin e sulmit.
Gjermania është në gatishmëri të lartë pasi pak ditë më parë një njeri me sëpatë dhe thikë sulmoi pasagjerët e një treni në afërsi të qytetit jugor të Würzburg.

Ora 19:21 Policia ka konfirmuar se një telefonatë në sallën operative në orën 6 sipas kohës lokale ka konfirmuar ngjarjen, pasi një person ende i paidentifikuar hapi zjarr në një farmaci në Qendrën Tregtare Olimpia në qarkun Moosach të qytetit jugor gjerman.

Një zëdhënëse e policisë tha për mediat gjermane: “Ne besojmë se ky është një incident i madh”. Policia dhe ekipet e ambulancës shkuan në vendngjarje disa minuta pas informacionit.

Ora 19:20 AFP raporton se zyrtarisht policia gjermane thotë se ka 1 person të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur.

Ora 19:19 “Janë dëgjuar shumë të shtëna”, tha një punonjës i qendrës tregtare për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

Ora 19:16 Forcat speciale të policisë kanë shkuar pranë qendrës tregtare pasi dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Ora 19:15 Forca të mëdha policore, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Autoritetet e transportit në Mynih thonë se kanë ndërprerë shërbimet në linjat e trenave, tramvajit dhe autobusëve menjëherë pas incidentit, raporton ‘Reuters’.

gjermaaaForca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ku qendra tregtare është mbyllur menjëherë dhe po evakuohen njerëzit.

36825FD200000578-3703705-image-m-12_1469205623140Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, duke iu referuar burime të policisë thotë se ka disa të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur gjatë të shtënave në qendrën tregtare “Olumpia”. Policia dyshon paraprakisht se kemi të bëjmë vetëm me një agresor të vetëm.

vijon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura