Sulmi në Londër/ Tmerri në 8 minuta, ISIS nuk e fsheh: E bëmë ne

Jun 5, 2017 | 10:47
SHPËRNDAJE

Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Urën e Londrës (London Bridge), ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, kanë raportuar agjenci të lajmeve duke cituar një faqe të grupit ekstremist.

“Pjesetarë të Shtetit Islamik kanë kryer sulmin në Londër”, është thënë në postim, raporton rel.

Këto lajme bëhen të ditura pasi Policia britanike ka thënë të dielën, se ka arrestuar 12 persona në lindje të Londrës, gjatë hetimeve lidhur me sulmin që ndodhi të shtunën.

Deri më tani shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 36 të tjerë janë lënduar pasi një furgon doli jashtë rrugës dhe goditi disa këmbësorë.

Tre sulmuesit më pas dolën nga furgoni dhe sulmuan disa njerëz me thika në një restorant, afër Borough Market. Që të tre janë vrarë nga Policia pak minuta pas sulmit. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Ja si u sulmua Londra në 8 minuta, çastet e tmerrit, njerëz të shtrirë të rrugë (video)

UPDATE/ Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Anglisë Londra të tmerrohet.Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke marrë përpara kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market. Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”.


Video/ Goditet nga tre sulme Londra, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ekzekutohen atentatorët

Londra është tronditur sërish nga tre sulme terroriste, ku raportohet për 9 të vdekur mes tyre dhe 3 terroristët. Ndërsa bëhet e ditur se gjithsej janë plagosur 48 persona.

Policia ka bërë të ditur se janë ekzekutuar 3 tre atentatorët, ndërsa mësohet se sulmet e planifikuara kanë ndodhur 4 km larg njëri- tjetrit.  Ndërkohë që policia pohon se Londra është goditur nga 3 sumle në London Bright, Borogh market, Vauxhall

Sulmi i parë ka ndodhur pranë urës së Londrës, ku furgoni u fut midis turmës.

Sulmi i dytë në një restorant, 1 person qëlloi me thikë klientët.

Sulmi i 3 ka ndodhur në Vauxhall, ku persona të pa identifikuar kanë goditur kalimtarët.

Mediat britanike shkruajnë se njëri prej autorëve është me origjinë mesdhetare.

VIDEO/ Tmerr në Londër, terrorizmi godet sërish. Viktima pas sulmit me furgon dhe me thika

Terrorizmi godet serish Londren. Një furgon ka përplasur dhjetëra njerëz në Urën e Londrës mbrëmjen e te shtunes. Lajmi bëhet i ditur nga BBC. Mediat shkruajne se ngjarja eshte shenuar rreth ores 10 e 30.

ORE PAS ORE:

Ora 1:10 Autorët, të përshkruar si ‘me origjinë mesdhetare‘, thuhet se kërcyen nga furgoni dhe filluan të ‘vrisnin njerëz duke i zgjedhur rastësisht’ përgjatë Borough High Street. Më shumë se një person ka vdekur në incidentin në Urën e Londrës, tha policia.

Ora 1:08 Policia ka konfirmuar se deri tani jane te pakten dy viktima dhe dhjetra te plagosur. Mesohet se ka pasur 3 incidente te ndara, goditja me furgon, sulm me thike dhe te shtena. Nje nga viktimat edhe nje oficer policie.

Ora 1:03 Gazetarja e BBC Holly Jones, e cila ishte në urë në kohën e incidentit, tha se furgoni drejtohej nga një njeri dhe ishte “ndoshta duke udhëtuar me rreth 50 kilometra në orë”.

“Ai goditi rreth pesë ose gjashtë njerëz. Dy njerëz para syve te mi dhe pastaj tre te tjere më pas,” tha zonja Jones për BBC News Channel.

Ora 12:59 BBC shkruan se raportohet për një numër të madh viktimash. Mediat thone se pas incidentit ku furgoni perplasi kembesoret, ka pasur edhe nje sulm me thikë në zonën e Uellsit, ka thënë Policia Britanike.

Policia thotë moren njoftime qe një furgon goditi këmbësorët në urën në qendër të Londrës. Ata gjithashtu thane se jane lajmeruar edhe per nje sulm me thike prane nje marketi.

Ora 12:45 Policia po kërkon tre të dyshuar, thotë një gazetar i BBC në vendngjarje. Teksa raportohen edhe per incidente te tjera, si ne nje market dhe sulme me thike, por ende nuk ka te dhena te sakta.

Ora 12:40 Deshmitarja thane per “SkyNews” se ka degjuar te shtena me arme.

Ora 12:35 Ne vendin e ngjarjes kane shkuar mbi 40 ambulanca. Levizja e trenave janë ndalur në të dyja drejtimet e stacionit te Uellsit në Londër pas raporteve për një sulm me thikë.

ImageImageImageImage

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura