Sulmi në Kombinat/ Pas statusit të Berishës, Dani dorëzohet në Polici

Jan 25, 2016 | 7:04
SHPËRNDAJE

Shtetasi Altin Dani, autori i sulmit në një pikë bastesh sportive në Kombinat është vetëdorëzuar në Polici pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme.

Altin Dani2Altin Dani, i njohur për lidhjet e tij me Emiljano Shullazit, ditën e djeshme qëlloi me kallashnikov drejt një pike bastesh dhe më pas u largua me automjetin e tij.

Ky i fundit u gjet pak orë më pas, së bashku me armën e krimit. Ndërsa ditën e sotme, deputeti i PD-së akuzoi Policinë e Shtetit se nuk e arrestoi Altin Danin dhe se informatat për vendndodhjen e tij ia dha ai vetë që ta shpallnin të dehur.

Mirëpo Altin Dani, sipas Policisë, është vetëdorëzuar sot në Komisariatin nr. 2 në Tiranë pas negociatave me Policinë.

“Policia prej mbremjes se djeshme ishte në ndjekje të shtetasit Altin Dani, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe pas disa negociatash është dorëzuar në Policia vetëm pak minuta më parë Më datë 24.01.2016, para pak minutash është dorëzuar në Komisariatin nr.2, Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim për “Tentativë vrasje” mbrëmjen e djeshme në një pikë bastesh sportive”, shkruan deklarata e Policisë. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura