Sulmi në banesën e prindërve të Klodiana Lalës, Nishani: Sfidë kriminelëve

Aug 30, 2018 | 18:06
SHPËRNDAJE

Per sulmin me arme ne shtepine e prinderve te gazetares Klodiana Lala, ka reaguar edhe ish Presidenti Bujar Nishani, i cili ne nje status ne rrjetet sociale shkruan se ky sulm nuk eshte kryer vetem ndaj saj por “ndaj të gjithë shoqërisë tonë”.

POSTIMI I NISHANIT

nishani

Të dashur miq të solidarizohemi të gjithë dhe hapur me gazetaren Klodiana Lala pas sulmit dhe kërcënimit që krimi bëri jo ndaj veç një gazetareje, nëne dhe qytetare kurajoze, por ndaj të gjithë shoqërisë tonë.
Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën, dënimin e të keqes, që është një rrezik për të gjithë ne pa përjashtim, nëse e tolerojmë.
Solidaritet me Klodianën, sfidë kriminelëve !
Të gjithë bashkë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura