Sulmi në banesën e prindërve të Klodiana Lalës, Berisha: Akt i porositur nga…

SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sulmit që ju bë banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se  ky ka qenë një mesazh nga narkoqeveria.

“Ky akt i porositur dhe oranizuar nga familjet e medha mafioze te narkoqeverise se Norieges, perben nje pershkallezim te ri teper te rrezikshem te diktatit te mafies qeveritare, perpjekjeve mafioze e kriminale te saj per ti mbyllur gojen nje gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmeri mbi kokainen, krimin dhe trafiqet kriminale te niveleve me te larta te familjeve qeveritare mafioze nder te cilat edhe vet te Norieges.”, shkruan Berisha. 

Berisha

POSTIMI I PLOTË

Narkoqeveria mesazh mafioz me bresheri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!

Te dashur miq, sot fallangat e krimit te narkoqeverise se Norieges ndermoren nje sulm te armatosur terrorist ndaj shtepise dhe prinderve te gazetares Klodiana Lala!

Ky akt i porositur dhe oranizuar nga familjet e medha mafioze te narkoqeverise se Norieges, perben nje pershkallezim te ri teper te rrezikshem te diktatit te mafies qeveritare, perpjekjeve mafioze e kriminale te saj per ti mbyllur gojen nje gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmeri mbi kokainen, krimin dhe trafiqet kriminale te niveleve me te larta te familjeve qeveritare mafioze nder te cilat edhe vet te Norieges.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete sulm te hapur, primitiv, mafioze terrorist ndaj gazetares qe po heton me vendosmeri lidhjet mafioze te organizatave kriminale me nivelet me te larta te narkoqeverise shqiptare, le te paralajmerojme te dashur miq Noriegen se vrime miu nuk do gjesh te futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do te pesosh por jo nga marinsat e SHBA por nga qytetaret dhe aleanca antikrim e Shqiperise ne rast se vazhdon me keto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lales, familjes se saj apo çdo gazetari ne kete vend! sb

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakSulmi ndaj Klodiana Lalës, Basha mesazh Ramës: Do mbash ti përgjegjësi po ju prek një fije floku
Artikulli tjetër“Samsung” prezanton ekranin revolucionar, televizorin-mur

S'KA KOMENTE

Comments are closed.