Sulmi ndaj “Prestige Resort”, reagon kryetari i Partisë së Lirisë, Meta: Vepër kriminale e Edi Ramës! Ka rënë shteti i së drejtës! Hakmarrje ndaj lirisë së mediave

Dec 1, 2022 | 10:34
SHPËRNDAJE

Sulmi ndaj prestiger resortKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmin e Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, duke e cilësuar këtë si një vepër kriminale dhe hakmarrje të Edi Ramës ndaj lirisë së medias.

Meta e ka quajtur si kambanë alarmi qëndrimin e qeverisë, duke e cilësuar si rënie e shtetit të së drejtës.

Sipas kryetari të PL-së thekson se skena e krimit duhet të ishin të inceneratorët dhe të porti i Durrësit.

“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër Prestige Resort në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të mediave.

Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe këmbanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre.

Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist, ndaj lirisë të mediave dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qëndresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit.

Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetera PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te Prestige Resort që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tonë”, thekson Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura