Sulmi ndaj “Prestige Resort”, qytetarët të indinjuar: Kryeministri Rama po na rikthen në kohën e komunizmit. Kërkon t’i mbyllë gojën medias

Mar 23, 2023 | 9:07
SHPËRNDAJE

Disa qytetarë kanë ngritur mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 indinjatën për konfiskimin dhe sulmin e qeverisë ndaj “Prestige Resort”.

Një prej tyre kujton të gjitha sulmet e qeverisë ndaj qytetarëve duke theksuar se Rama po vepron si në kohën e komunizmit.

 “Desha të flisja për Prestige se unë jam nga Kavaja. Kryeministri kujton se i ka futur frikën popullit. Te Astiri i çoi fëmijët në 3 të natës. Te afera e inceneratorëve është kryeministri këmbë e kokë, asnjë nuk arrestohet. Kurse te Prestige që ka 300 punëtorë ai çon policinë. Ai e ka kthyer kohën e komunizmit në shekullin e 21-të. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, punë s’ka. Largimi është masiv. Ju këtë po thoni dhe ai ju vë gjoba, ju frikëson, prish hotele. Mos të kujtojë se media ka frikë nga ai. Ju jeni shpresa jonë. Këta janë mostra. Është turp. Do t’i mbyllë gojën medias. O popull duhet të ngrihemi se po nuk u ngritëm ne, ai do vazhdojë të na shtypë, do vazhdojë të na pijë gjakun. Kryeministër, hakmarrja e popullit do jetë e pamëshirshme”, tha një qytetar.

“Shqipërinë e ka marrë mafia komuniste dhe janë të gjithë këta banditët që e kanë Shqipërinë. Këta janë bashkë. Shqipëria është marrë peng. Fëmijët e Komitetit Qendror e kanë marrë. O shqiptarë, o Amerikë na ndihmo se ne jemi europianë”, u shpreh një tjetër.

“Kush do flasë në këtë vend, si do bëjmë. Kemi frikë si në kohë të Enverit. Nuk kalohet kështu, ca burgos, ca prish shtëpitë, ca prish bizneset. Ku do vemi”, u ankua një qytetare.

“Dje u përsërit diçka e shëmtuar përpara gjithë botës. O ju ambasada e ambasadorë e shihni që është arratisur nga kopshti zoologjik”, tha një pensionist.

“Tre fatkeqësitë që ka vuajtur populli shqiptar këto 32 vjet, janë drejtësia, politika dhe më pas media. Politika dhe gjithë populli shqiptar kanë fatkeqësinë më të madhe se në çdo zgjedhje do votojnë për politikën jo për ekonominë”, u shpreh një qytetar.

“Unë jam nga Kruja, i persekutuar, dalin emra në gazetë, unë nuk kam marrë asnjë gjë. Kjo qeveri gënjen. Krujën e kanë prishur fare. Stadiumin e kanë prishur, kanë mbirë ferrat. Krutanët po ikin. Po bëhet një politikë antishqiptare”, tha një tjetër.

“Çfarë të themi, çfarë po bëhet në Shqipëri. Populli shqiptar është në rrezik. Duhet në mënyrë urgjente të funksionojë drejtësia”, u shpreh një qytetar.

“Dua të shpreh keqardhjen time më të madhe për Irfan Hysenbelliun dhe të gjithë stafin e tij në të gjithë aktivitetet e tij që ka si kompani. Njëkohësisht bashkohem plotësisht me fjalën e parafolësit që hakmarrja e popullit shqiptar për këtë person që vetëm njeri nuk mund t’i themi një ditë do të vijë. Por edhe sekondat janë tepër për të. Populli të bashkohet dhe ta injorojë me votë më 14 maj. Ai i ka marrë të gjitha pushtetet në dorë, qoftë dhe Presidentin, qoftë dhe një pjesë të opozitës me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj”, tha një qytetar tjetër.

“Jam nga Vlora. Të kam telefonuar për legalizimin e shtëpive. Te Kadastra nuk të qas asnjëri fare, nuk e di ku do gjejmë zgjidhje. Nuk kam asnjë përgjigje dhe pse kam aplikuar online. Të tjerët rreth meje i kanë marrë, unë jo”, u ankua kryefamiljari.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura